Turkish Airlines ofron internet gjatë fluturimit

49

Turkish Airlines nga muaji prill do të ofrojë lidhje të pandërprerë interneti gjatë fluturimeve komerciale të kompanisë, raporton Anadolu Agency (AA). Kompania kombëtare turke e fluturimeve njoftoi të premten se përmes një aplikacioni të ri të quajtur “eXPhone”, pasagjerët të cilët do të udhëtojnë me aeroplanët Boeing 777 dhe Airbus 330, do të mund të kontrollojnë postën elektronike të tyre (e-mail), të përditësojnë llogaritë e mediave sociale, si dhe të dërgojnë dhe marrin mesazhe me tekst. Aplikacioni do të jetë aktiv vetëm pasi avioni të ngjitet në ajër. Pagesa për përdorimin e “eXPhone” do të bëhet sipas tarifave të roamingut që kanë operatorët e shërbimeve respektive.

Comments are closed.