Një adoleshente ka deklaruar se është përdhunuar nga një turist në ishullin e Tajlandës, pasi kishin kaluar një mbrëmje mes miqsh.
18-vjecarja nga Anglia jugore ka qenë duke festuar me të dyshuarin dhe dy shokë në ishullin e famshëm për pushime, Koh Tao.
Por, ajo i tha policisë se u zgjua gjysmë e zhveshur pranë djalit që dukej i kënaqur. Kishte dhimbje në organet gjenitale si dhe besonte se ishte droguar.
Turistja që kishte veshur vetëm një bluze kontaktoi me miqtë e saj para se të shkonte në spital, ndërsa stafi njoftoi policinë. Menjëherë pasi u informuan, forcat iu drejtuan hotelit për të dyshuarin 26 vjecar, Yohan Michael Tunka Buanga, por ai ishte larguar.
U kap vetëm pas pak orësh në ishullin pranë, Koh Samui dhe deklaroi se kishte përdhunuar vajzën. Marrëdhënia seksuale erdhi nga dëshira e të dyve. Ai vazhdon të jetë pas hekurave derisa hetimet të përfundojnë.