Turistët ‘shqyejnë’ dyert, refuzojnë karantinën e koronavirusit

132

Disa qindra turistë ukrainas thyen dyert e aeroportit të kryeqytetit Kiev duke refuzuar karantinën e urdhëruar nga qeveria, pasi u kthyen me një fluturim nga Vietnami.

238 ukrainasit kishin qenë të bllokuar në Vietnam prej përhapjes së koronavirusit ndërsa arritën të riatdhesoheshin nga kryeqyteti Ho Chi Minh.

Pro në pamjet shokuese duket që ata shtyjnë me forcë për të kaluar vijën e zyrtarëve të shëndetësisë me veshje mbrojtëse edhe pse autoritetet urdhëruan që ata të hynin në karantinë në hotelet e aeroportit për 14 ditë, falas në ambjente të thjeshta ose me kosto rreth 700 euro në ambjente më cilësore.

Autobuzë po i prisnin ata të shkonn drejt vendeve të karantinës por shumë zgjodhën të shkojnë vetë në shtëpi. Tashmë policia njoftoi se pret prej tyre të vetëizolohen në shtëpi.

Një tjetër futurim riatdhesimesh nga Bali refuzuan të futeshin në karantinë pasi kishin qëndruar nënëtë orë në avion. Në Ukrainë ka 480 raste të konfirmuara koronavirusi dhe 11 vdekje.

Comments are closed.