Në Hauai është duke lulëzuar një tjetër lloj turizmi, përveç atij tradicional për plazhet dhe kulturën vendase. Muajt e fundit është shtuar numri i personave që refuzojnë plazhet mahnitëse të ishujve të Paqësorit dhe u drejtohen kratereve dhe llavës së vullkaneve të zonës. Pamjet nga këto zona janë thuajse jashtëtokësore.