Shkup, 11 nëntor – Gjithsej 84.018 turistë e kanë vizituar Maqedoninë në shtator të këtij viti që është për 6.1 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa janë realizuar edhe 197.122 bujtje që është rritje për shtatë për qind. Ashtu siç kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve vendor është rritur për 22.7 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 0.9 për qind, derisa numri i bujtjeve të turistëve vendor është rritur për 21.9 për qind, ndërsa i të huajve për 1.1 për qind. Rritje tregojnë edhe rezultatet për nëntë muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në shtator, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Numri i turistëve është rritur për 4.3 për qind: te turistët vendor për 4.8 për qind ndërsa te të huajt për 4. Numri i bujtjeve, sërish, është rritur për 2.3 për qind: te turistët vendor për 3.3 ndërsa te ato të huaj për 0.8 për qind.