Ture dorëzohet, i kërkon falje klubit dhe Guardiolës

Mesfushori afrikan, Jaja Ture nuk do të mbetet më në tribuna dhe do të jetë i gatshëm për klubin e tij. Pasi nuk ishte grumbulluar në asnjë ndeshje zyrtare nga Pep Guardiola, Ture ka vendosur të kërkojë falje për fjalët që kishte thënë muaj më parë. Ture ka kërkuar falje publike në faqen e tij zyrtare ndaj klubit dhe stafit të trajnerëve. Tani ai pritet të grumbullohet nga Pep Guardiola për ndeshjet e radhës të Mançester Sitit. “Dëshiroj të kërkoj falje në emër timin dhe të gjithë atyre që më përfaqësojnë mua. Falja është për ekipin e menagjmentit dhe të gjithë ata që punojnë në klub për keqkuptimet nga e kaluara. Nuk kam asgjë kundër por vetëm respekt për Mançester Sitin dhe uroj më të mirën për klubin e futbollit. Jam jashtëzakonisht krenar që kam luajtur një rol në historinë e klubit dhe dua ta ndihmojë edhe më shumë këtë qytet për suksese të reja. Unë jetoj për të luajtur futboll dhe për t’i argëtuar tifozët. Në lidhje me këtë, unë do të doja t’i falënderoja të gjithë tifozët për mesazhet e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë. Kjo është një marrëveshje e madhe për mua dhe familjen time”, ka shkruar Jaja Ture në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ture nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare këtë edicion me Mançester Sitin nën urdhrat e Pep Guardiolës.