Shkup, 14 maj – Tur-operatorë japonezë këtë javë do të qëndrojnë në Maqedoni që të njihen me përmbajtjen turistike dhe prodhimet të cilat i ka vendi, ndërsa janë atraktive për tregun turistik japonez.
Vizita është në iniciativë të Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit (APMT) të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Asociacionin japonez të turoperatorëve (AJT) dhe Ambasadën e Maqedonisë në Tokio.
Përfaqësuesit e JATA-s dhe anëtaret e saj, turoperatorët “ANA sales Co Ltd”, “Nihombashi Yumeya Co. Ltd”, “Five Star Club Inc” do të realizojnë edhe dy takime biznesi me sektorin privat nga Maqedonia, në Shkup më 15 maj dhe në Ohër më 17 maj. Qëllimi është që kontakti i drejtpërdrejtë me tur-operatorët e Maqedonisë dhe fillim i mundshëm i bashkëpunimit.
Tur-operatorët japonezë sot do ta vizitojnë Shkupin dhe rrethinën e tij, ndërsa ditët në vijim do t’i shijojnë specialitetet e shijshme të Maqedonisë nga kuzhina tradicionale, do të kontaktojnë me popullatën lokale dhe do të vizitojnë një pjesë të kishave dhe manastireve të Maqedonisë.
Siç thonë nga APMT, vizita është pjesë e iniciativës për zgjerim të prodhimit turistik të Maqedonisë, si në rajon ashtu edhe në tregjet e treta.