Tuntev: Marrëveshja është akt i lartë patriotik i cili sjell ardhmëri për vendin dhe qytetarët

2

Shkup, 19 qershor – Marrëveshja për të cilën duhet të sqarohemi është akt patriotik, sjell ardhmëri për vendin dhe për të gjithë qytetarët. Kjo marrëveshje garanton identitetin e Maqedonisë, popullin maqedonas, maqedonas, maqedonase, maqedonisht, njëherë përgjithmonë, tha sot koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së Tomislav Tuntev.

Nga pres konferenca në Kuvend, Tuntev iu bëri thirrje deputetëve të opozitës të kthehen dhe të marrin pjesë në debatin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin, duke theksuar se pas konsultimeve shtesë ata ndoshta do të vendosin të kthehen.

“Kjo është perspektivë e re për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. VMRO-DPMNE njëherë duhet të pastrohet nga krimet në radhët e tyre dhe të merr pjesë në këtë proces, i cili do të mundësoj qytetarët të vendosin vet për të ardhmen evropiane të Maqedonisë. VMRO-DPMNE duhet të hap faqe të re nëse dëshiron të kap hap me të ardhmen e ndritshme të shtetit tonë”, tha Tuntev.

Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes është vetëm hapi i parë ndaj asaj që qytetarët e meritojnë dhe 27 vite e presin, më pas vijon referendum dhe vetë të sqarohen për të ardhmen e vendit të tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

I pyetur se pse sillet propozim ligji për ratifikim të marrëveshjes për emrin me flamur evropian, Tuntev thotë se edhe deri tani ka pasur ratifikime me flamur evropian.

“Dokument më evropian nga kjo marrëveshje për vendin tonë nuk ka pasur dhe për atë arsye e pranuam vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të vendosë flamur evropian”, tha koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së. 

Comments are closed.