Shkup, 10 prill – Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit janë të gatshëm që me diskutim t’i parashtrojnë të gjitha faktet dhe argumentet kundër sundimit 10-muajsh të Qeverisë aktuale, deklaroi sot koordinatori i VMRO-DPMNE-së opozitare Dragan Tuntev, pasi që për nesër në ora 11 u caktua edhe zyrtarisht seanca për votëbesim të Qeverisë, me kërkesë pikërisht të partisë opozitare.
Danev apeloi deri te të gjithë deputetët që në votimin e nesërm para vetes ta vendosin interesin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e jo interesat partiake dhe personale.
“Nëse prihen nga ato interesa, jam i bindur se do të kemi mbi 61 vota”, tha Danev.
Është e sigurt se në seancën e nesërme nuk do të mbështetet kërkesa e VMRO-DPMNE-së, që është nënshkruar nga 41 deputetë, edhe pse grupi i deputetëve të koalicionit numëron më shumë.
Bashkërenduesi i LSDM-së qeveritare, Tuntev, deklaroi se është dështuese për një parti të madhe politike si VMRO-DPMNE të kërkojë pretekst dhe të gjejë mënyrë të gabuar që të kthehet në punën e Kuvendit.
Deputeti Rexhep Memeti nga BESA (nga krahu i Afrim Gashit) deklaroi se ata qëndrimin e tyre për çështjen e votëbesimit të Qeverisë do ta shprehin në seancë.
Ne, tha nuk do ta mbështesim këtë nismë, por qëndrimin tonë do ta shprehim në seancë e nesërme. Kjo, siç tha, nuk ka lidhje me bisedimet për hyrje të kësaj partie në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi seancën për votëbesim të Qeverisë, e kërkuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE paradite e caktoi për nesër në ora 11. Të gjitha aktivitetet në Parlament sot janë anuluar. Një pjesë e seancave janë transferuar për të enjten, ato janë kryesisht me ligjet reformuese, ndërsa aktivitetet tjera pjesërisht për shkak të rrëfimit që në Gjykatë e jep Xhaferi lidhur me ngjarjet e ndërlidhura me dhunën më 27 prill të vitit të kaluar.
Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve e anuloi seancën për në ora 15, ndërsa një nga pikat e rendit të ditës është edhe shkarkimi dhe emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit drejtues të Agjencisë për aviacion civil.