Tunis, 17 tetor – Njëzet e pesë emigrantë e humbën jetën gjatë ndeshjes së një anijeje tuniziane me një barkë druri përplot me emigrantë afër brigjeve të Tunizisë, kumtuan autoritetet ushtarake. Zhytësit e marinës tuniziane të dielën i vërejtën mbetjet e barkës së improvizuar në fund të detit afër ishullit Kerkenah, me ç’rast nxorrën 11 trupa, ndërsa dje edhe gjashtë, kumtoi sot Minsitria e Mbrojtjes e Tunizisë. Paraprakisht janë nxjerrë tetë trupa, ndërkaq përfaqësuesit zyrtar tunizianë theksuan se 38 emigrantë janë shpëtuar, pas ndeshjes që ndodhi më 8 tetor. Si i zhdukur konsiderohet një numër i panjohur i njerëzve, ndërsa Organizata ndërkombëtare për migrim kumtoi se në barkë sipas të gjitha gjasave ndodheshin 75 emigrantë tunizianë. Një nga të shpëtuarit deklaroi se ka pasur mbi 90. Sipas kryeministrit, Jusef Shahed ky incident “katastrofë nacionale”. Shkaqet për incidentin ende nuk dihen. Numri i tunizianëve të cilët largohen drejt Italisë është në rritje. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për migrime kumtoi se 1.400 tunizianë arritën në Itali vetëm gjatë muajit të kaluar, në krahasim me 1.357 në tetë muajt e parë të këtij viti.