Tuneva: Kundër gjuhës së urrejtjes duhet të punohet në mënyrë sistematike

Shkup, 21 janar – Marina Tuneva nga Këshilli i Etikës në Media, e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, gjatë bisedës për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet në internet, tha se raste ku ka kërcënime të ashpra, kërcënohet personi i caktuar me jetë apo kërcënimet ndaj familjes, por harrojnë se mundet shumë thjeshtë t’i zënë dhe të përfundojnë madje 5 vite. Por ajo sugjeron se kundër gjuhës së urrejtjes duhet të punohet në mënyrë sistematike.

Ka raste ku kemi kërcënime të ashpra, kërcënohet personi caktuar me jetë apo kërcënimet ndaj familjes. Po flas nga ajo që e shohim si gazetarë, qytetarë mes vete pa pasur motiv paraprak, pa konflikt paraprak. Ngritja e ndërgjegjes publike gjithsesi. Do të ishte më mirë nëse kjo bëhet në bashkëpunim mes sektorit civil dhe institucioneve, në sistemin ku munden në mënyrë efektive t’u përgjigjen këtyre problemeve të shoqërisë nëse me kohë ndërmarrin aktivitete dhe nëse ato aktivitete janë sistematike. T’u mundësohet njerëzve të njoftohen jo vetëm me pasojat por edhe me gjithë dukuritë tjera që sjellin një fenomen të tillë. Kemi raste të shumta ku njerëzit edhe nuk e dinë se bëhet fjalë për gjuhë të urrejtjes, e dyta është se nuk kanë guxim ta denoncojnë. Edhe pse edhe arsimi i njofton qytetarët me atë çfarë do të thotë gjuhë e urrejtjes, megjithatë ata frikësohen edhe nga pasojat e denoncimit të rasteve të tilla. Duhet të punohet gjatë kohë dhe në mënyrë sistematike.(koha.mk)