Shkup, 7 mars – Këngëtarja e mirënjohur shqiptare nga Shkupi Altuna Sejdi – TUNA nesër mbrëma në Filarmoninë e Maqedonisë rikthehet me një koncert për të shpalosur karrierën e saj prej dy dekadash në jetën e muzikës rikthehet në skenë për ta promovuar albumin e ri “Fortuna”.
Koncerti është në organizim të Qendrës Informative Kulturore-Shkup (QIK).
Tuna është emër tashmë i njohur për të gjitha gjeneratat e dashamirësit e muzikës argëtuese shqipe. Gjatë karrierës së saj 18 vjeçare, ajo pushtoi skenat, në trevat shqiptare. Kështu, muzika e saj u ngjit në top listat e para, ku edhe pushtoi të gjitha mediat, në programet muzikore.
Ajo u bë këngëtarja adhuruese e shumë gjeneratave. Karakteristike është se edhe etnitetet e tjera si, maqedonas, turq, boshnjak, serb, etj, e njohin këngën e saj. Kjo nënkupton se muzika dhe zëri i Tunës nuk ka kufi.
“Ishte vetëm 15 vjeç, kur ajo u shfaq në estradën muzikore. Ajo vinte më ndryshe në imazh dhe në stilin e këngës së saj, që shoqëria ishte e vështirë të përshtatet, por ndodhi ashtu siç dëshironte këngëtarja, menjëherë fitoi zemrat e artdashësve. Vajza nga Shkupi, shihej si vajzë çapkëne, e shkathët në skenë dhe me një zë tërheqës. Ajo me këngët e saj ritmike është bërë shumë shpejt e pëlqyer në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Hyrja në skenën e muzikës menjëherë e shpall fituese e festivalit Nota-fest në Shkup. Kjo fitore, i hapi dyert në çdo skenë, ku këndohej kënga. Tuna, vajza luftarake, e guximshme, me vullnet dhe dëshirë të zjarrtë, për të përçuar zërin e saj ane e kënd, nis karrierën duke bashkëpunuar me emra të zëshëm të muzikës. Ngjitet në skenë dhe lë gjurmë, gjurmë të pashlyeshme. Muzika u bë pjesë e saj, ku edhe pse e re në moshë, ajo merr statusin e trajneres, në programin muzikor “x-factor of Albania”. Pastaj, merr pjesë në komisione të festivale të ndryshme të muzikës”, njofton QIK.
Këngët që do t’i sjellë në Shkup, janë këngë të zgjedhura, këngët që janë më të bukurat dhe që ndoshta janë bërë më viralet, këngë që edhe njerëzit i bashkë i këndojnë. Ajo ka publikuar disa albume, që janë në treg. Këngët e saj më të njohura janë: “Të Jetojmë”, “Ciao Machoman!”, “Piroman”, “Tuna”, “S’ka më diktaturë”, “Testament”, “Psikologët”, “Forca e Femrës”, “Inati”, “Duam”, etj… (koha.mk)