Tumori i prostatës është shumë i rrezikshëm, pasi përparon në mënyrë të ngadaltë, pa dhënë asnjë shenjë dhe pa shfaqur çrregullime të veçanta. Rreziku është i heshtur, madje shkon deri në atë pikë sa mund ta bëjë të pamundur ndërhyrjen.
Sipas shoqatës italiane për luftën kundër tumoreve (LILT) janë 7 sinjale që mund ta sinjalizojnë. Por duhet sqaruar se secili prej tyre jo domosdoshmërisht mund të jetë i lidhur me një tumir në prostatë, pasi mund të ketë të bëjë me patologji në zhvillim.
Në çdo rast nëse hasni në simptomat e mëposhtme, është mirë të flisni me mjekun:
– Vështirësi për të nisur urinimin
– Nevojë e shpeshtë për urinim
– Ndjesi sikur nuk urinohet në mënyrë totale
– Gjak në urinim apo në sekrecione
– Ndjesi peshe në zonën e fshikëzës
– Dhimbje në kocka
– Vështirësi gjatë ereksionit
Profesor Mauri Dimitri, kirurg urolog dhe president i World Foundation of Urology, thotë se, “Në ditët e sotme mundësia e mbijetesës nga tumori i prostatës është 60%. por sa më parë të diagnostikohet tumori, aq më i lehtë është trajtimi”.