Uashington, 30 janar– Rrjeti social Tuiter mbrëmë publiko se do të aktivizojë një vegël për luftë kundër dezinformimit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2020.
“Ne jemi duke e aktivizuar një vegël për momentet kryesore në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2020, i cili do t’ju mundësojë njerëzve të raportojnë informacione mashtruese se si të marrin pjesë në zgjedhje ose në ngjarje të tjera qytetare”, thuhet në kumtesën në Tuiter.
Vitin e kaluar në tetor, themeluesi i rrjetit social, Xhek Dorski deklaroi se kompania e ndalon çdo reklamë politike në rrjetin e saj.
“Ne kemi vendosur të ndalojmë me reklamat politike në Tuiter në të gjithë botën. Bindja jonë është që përhapja e ideve politike duhet të meritohet, e jo të blihet”, kumtoi atëherë Dorsi.(koha.mk)