Tuiter ka fshirë më shumë se 10.000 postime automatike me mesazhe që i pengojnë njerëzit të dalin në zgjedhjet për Kongresin të martën dhe theksojnë se këto i kanë dërguar demokratët.
Paraprakisht , Partia Demokratike e ka informuar kompaninë Tuiter për këto tuite të rremë.
“Po ndërmarrin aksion për tuite dhe aktivitete relevante në Tuiter”, tha zëdhënësi i kompanisë Jan Planket.