Në BE Info qendra sot do të promovohet tining projekti i ri “Zhvillimi i mëtutjeshëm i sistemeve kontrolluese të institucioneve kompetente për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Projekti në vlerë prej 751.473 euro do të zgjasë 17 muaj, ndërsa e realizojnë Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, drejtoria fitosanitare dhe Drejtoria për fara dhe material për mbjellje, Inspektorati shtetëror për bujqësi dhe Laboratori fitosanitar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Bujqësisë të Italisë, si dhe me Institutin për zooprofolaktikë të rajonit të Umbrisë dhe Markes.
Përmes këmbimit të përvojave, transmetimit të njohurive dhe praktikave të mira për ligjdhënie dhe politikat e BE-së, projekti fokusohet në përforcimin e ekonomisë së tregut, por edhe në garancinë e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve përmes sigurimit të standardeve të larta për siguri të ushqimit. Aktivitetet do të zbatohen në sferat e mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, në shëndetin publik veterinar dhe në sferën e politikës fitosanitare.
Në promovim, siç paralajmëroi AUV, do të mbajnë fjalime euroambasadori Samuel Zhbogar, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov, ambasadori i Republikës së Italisë në Maqedoni Karlo Romeo, drejtori i AUV dhe projekt-lider Zoran Popovski, si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për mbrojtje shëndetësore të kafshëve dhe preparatetet veterinare-mjekësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Italisë Silvio Borello.