Chelsea po planifikon ta përforcojë ekipin për edicionin e ri.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se presidenti i klubit Roman Abramovich do ta mbështesë trajnerin Thomas Tuchel ta përforcojë ekipin.
Trajnerit gjerman i është premtuar një shumë prej 150 milionë eurosh për ta përforcuar ekipin gjatë verës.
Skuadra nga Londra gjithashtu pritet t’i shesë disa lojtarë dhe me të ardhurat e tyre do të kërkojë t’i sjellë futbollist të rinj.
Chelsea këtë sezon nën udhëheqjen e trajnerit Tuchel ka arritur të jetë në finale të Champions Leagues.