Vetëm një ditë më parë gazeta gjermane Bild e jepte si të mbyllyr çështjen e trajnerit të ardhshëm të PSG, sipas kësaj gazete stolin e parizinëve do ta marrë Thomas Tuchel, i cili sipas burimit do të firmosë një kontratë dy-vjeçare, por duket se ky lajm ka përcjellur një lloj përçarje mes drejtorit sportiv të PSG Antero Henrique dhe presdientit Naser Al-Khelaifi. Henrique nuk është absolutisht dakord me emrin e Tuchel. Drejtori Sportiv duket se preferon një tjetër emër. Bëhet fjalë për teknikun e Portos, Sérxhio Konceiçao. Për këtë kandidat portugezi nuk ka gjetur mbështejten e asnjë prej lojtarëve të Parisit. Henrique ka qënë pjesë e Portos nga viti 1990 deri në 2016-ën dhe teknikun aktual të ekipit bardheblu e njeh shumë mirë, por pavarësisht këtij fakti propozimi nuk pëlqehet, duke dhënë kështu në heshtje aprovimin për Thomas Tuchel, i cili shumë shpejt do të nisë punën e tij të re në krye të stolit të PSG. Ish-trajneri Dortmundit do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me PSG me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.