Thomas Tuchel është rikthyer të flasë për mediet në Francë, ku është ndalur të flasë për çështjen e krijuar me deklaratën dhe kundërpërgjigjen ndaj Mbappe.
Neymar dhe Mbappe tek PSG sezonin e ardhshëm? – “Ky është futbolli! Nuk jemi naivë. Shumë klube duan të transferojnë shumë lojtarë. Por, nëse më pyesni mua, si trajner, po i dua ata në ekip sezonin e ardhshëm. Por, nëse nuk ndodh ashtu, do të gjejmë zgjidhje.”
Deklarata e Mbappes – “Isha pak në mëdyshje në atë që Mbappe tha. Ai ka ide, është shumë inteligjent, por ai është i ftuar, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë të PSG-së, që të marrin përgjegjësi. Nuk ishte e nevojshme të bënte një fjalim të tillë.”
Neymar në Brazil – “Nuk është një vendim që lidhet me sportin, kështu që nuk më përket mua.”