Tuchel shpreson ribashkimin me Icardin te Chelsea

12

PSG mesa duket në verë do provojë shitjen e sulmuesit Mauro Icardi, me trajnerin Thomas Tuchel që është i gatshëm ta mirëpres te Chelsea.

Sipas Don Balon, duke parë paraqitjet jo të duhura të argjentinasit, lëvizja larg “Parkut të Princave” duke vërtetë reale.

Chelse ka nevojë për një qendërsulmues, meqenëse Timo Werner nuk është duke bërë punën e tij, derisa Tuchel ishte personi që dërgoi Icardin te klubi francez sa ishte në krye te PSG-së.

Chelsea është i gatshëm të ofrojë 55 milionë euro për nënshkrimin me Icardin, që ka shënuar shtatë gola në 19 paraqitje këtë edicion.

Sidoqoftë, me ardhjen e tij ekziston mundësia që njëri nga dy qendërsulmuesit si Tammy Abraham apo Timo Werner të shiten.