Dështimi i PSG-së në finalen e Kupës së Francës (u mund me penallti nga Rennes) ka tronditur të gjithë klubin, por jo trajnerin Thomas Tuchel. Ai ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë të jetë trajneri i Paris Saint Germain edhe sezonin tjetër, pavarësisht kapitullimit në finale.“Sigurisht që unë dëshiroj të vazhdoj të jem trajner i PSG-së. Është shumë shpejt për t’i thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Gjithsesi, do të mendohem edhe për disa ditë, pasi kjo nuk është një situatë e lehtë për mua”, u shpreh trajneri gjerman Tuchel, në vitin e tij të parë me PSG-në.Këtë sezon, PSG-ja fitoi vetëm një trofe, titullin kampion në Ligue 1, pasi dështoi si në Kupën e Ligës të Francës ashtu dhe në Champions League.