Thomas Tuchel, trajneri gjerman, mund të marrë drejtimin e ekipit kinez, Tianjin Teda. Ish trajneri i Borussia Dortmundit dhe Mainzit, Thomas Tuchel po kërkohet nga skuadra kineze, Tianjin Teda. Kjo e fundit ka mbetur pa trajner pasi trajneri nga Korea e Jugut, Lee Lim-saeng ka dhënë dorëheqje. Më herët është përfolur se Tuchel mund të marrë drejtimin e Bayer Leverkusenit, Chelseas dhe Arsenalit.