Shkup, 16 nëntor – Elizabeta Kançeska Milevksa ish-ministre e Kulturës e VMRO-DPMNE-së publikisht u kërkon falje bashkëqytetarëve fqinjëve, të afërmve dhe miqve të saj për ngjarjen e mbrëmshme që u organizua nga ana e një grupi të caktuar dhe ndodhi para dhe rreth shtëpisë familjare në lagjen Cërniçe.
Me organizim e kësaj ngjarje me vetëdije apo pa vetëdije nga ana e udhëheqësve dhe pjesëmarrësve në grup është shkelur privatësia, para se gjithash, është shkelur qetësia personale dhe familjare e njerëzve të cilët jetojnë në këtë vend, fqinjëve, prindërve, miqve dhe bashkëqytetarëve të mijë të cilët jetojnë në lagjen Cërniçe.
“Të nderuar shprehja e ndonjë qëndrimi mundet secili ta shpreh dhe tërë kjo është legjitime, por jo në këtë mënyrë” thotë Kançeska.