Shkup, 29 qershor – Nën moton “Dëshmia familjare” platforma qytetare “Union për jetë” sot organizon tubim qytetar-fetar me qëllim që të jepet mesazh për mbrojtjen e vlerave reale dhe themelore, jetësore, martesore, familjare dhe fetare, njofton Koha.mk
“Unionin për jetë” e përbëjnë shumë organizata joqeveritare, lëvizje dhe grupe joformale të cilat angazhohen për mbrojtjen e vlerave të familjes dhe martesës tradicionale.
Tubimi qytetar-fetar filloi me liturgji në kishën “Shën Mëria”. Pas përfundimit të tij, sipas paralajmërimeve, kortezhi me mbështetësit e “Unionit për jetë” do të drejtohet në marsh nëpër qendrën e Shkupit ku mes tjerash do të kalojë afër Kuvendit dhe Qeverisë. Marshi do të përfundojë para tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” me leximin e deklaratës së përbashkët për jetë. (koha.mk)