Banja Llukë, 6 nëntor – Në Banja llukë për sot është paralajmëruar tubim protestues të gazetarëve, sepse kanë kaluar dy muaj ndërsa ende nuk është zbuluar motivi i porositësve të sulmit mbi gazetarin e televizionit BN Vladimir Kovaçeviq. Tubimin protestues e paralajmëroi Klubi i Gazetarëve të Banja Llukës.
Vladimir Kovaçeviq ishte sulmuar fizikisht më 26 gusht në lagjen Obiliqevë të Banja Llukës, para ndërtesë në të cilën jeton. Policia e Republikës Sërpska paraprakisht bëri të ditur se është shpallur urdhër arrest pas Nedelko Dukiq (27) nga Knezheva për shkak të dyshimit se së bashku me boksierin Marko Çoliq (31) ka marrë pjesë në tentimin për vrasjen e Kovaçeviqit. Për shkak të hetimit i cili është në vijim, siç theksuan, nuk mund të zbulojnë më shumë detaje.