Qytetarët e Kumanovës sot kanë protestuar për ndotjen e ajrit në qytet, me ç’rast kanë kërkuar të merren masat afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra për të ulur ndotjen e ajrit.
Tubimi u organizua nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sipas disa organizatorëve, pas 14 ditëve të ndotjes së lartë të ajrit, autoritetet komunale morën vetëm një pjesë të vogël të masave të parashikuara për zvogëlimin e ndotjes, ndërsa opozita pas 14 ditë ndotje të ajrit ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme.
Aktivistja qytetare Ivana Atkins para të tubuarve i lexoi shkaqet për tubimin dhe me këtë rast tha se nga plani i miratuar nga komuna në vitin 2017, i cili ka përfshirë një pako masash për zvogëlimin e aerondotjes, është ndryshuar vetëm kryetari i komunës
“Ne u bëjmë thirrje publikisht personave të autorizuar nga sektori për planifikimin urban, njësisë prë mbrojtjen e mjedisit, shërbimeve të inspektimit nga inspektorati shtetëror, kompanisë së shërbimeve publike, këshillit dhe kryetarit të Komunës që të marrin urgjentisht masa urgjente për të zgjidhur këtë çështje më të rëndësishme, tha Atkins.