TUBERKULOZA NËN KONTROLL! Miratohet programi për mbrojtje nga sëmundjet infektive

Në Programin jepen detaje rreth aktiviteteve dhe masave që do ti zbatoj komuna Dibër në këtë sektor. Poashtu para këshilltarëve u dhanë sqarime për koordinimin të aktiviteteve me Entin për shëndet publik

 

Vjollca SADIKU

Dibër, 25 mars – Këshilli i Komunës Dibër miratoi Programin për zbatim të masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive për vitin 2023. Është një Program i cili koordinon aktivitete mes pushtetit vendor dhe institucioneve kompetente në sferën e sëmundjeve infektive i cili zbatohet për çdo vit. Në këtë drejtim duhet theksuar edhe faktin se institucionet shëndetësore që trajtojnë problemin e tuberkulozit për vitin e kaluar por edhe në kuartalin e parë të këtij viti, thonë se kjo sëmundje është nën kontroll.

Advertisements

Këshilltarët të komunës Dibër unanimisht kanë aprovuar Programin për zbatimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive për vitin 2023. Përfaqësuesi i pushtetit vendor për këtë sektor Edmond Marku ka dhënë sqarime se ky program është në përputhje me aktivitetet ligjore të pushtetit vendor dhe në përputhje me Entin për shëndet publik në Ohër që ka njësinë edhe në Dibër. Në Programin jepen detaje rreth aktiviteteve dhe masave që do t’i zbatoj komuna Dibër në këtë sektor. Poashtu para këshilltarëve u dhanë sqarime për koordinimin të aktiviteteve me Entin për shëndet publik. Sa i takon realizimit të programit për vitin që kaloi jepet vlerësimi se Dibra dhe rajoni nuk kanë patur probleme me sëmundjet infektive duke theksuar se Programi për vitin e kaluar është realizuar në përputhje me Ligjin.

Trajtimi i tuberkulozit në Dibër dhe rajon ka qenë me aktivitete të cilët janë ndërmarr nga Spitali i Dibrës edhe atë në nivelin e duhur. Mjeku specialist pran këtij institucioni Dragan Kllopçevski thotë se tanimë disa vite në Dibër dhe në komunën rurale Qendër Zhupë, tuberkulozi si sëmundje infektive ka një rënie të dukshme në krahasim me dekadat të mëparshme. Sipas tij gjatë vitit të kaluar është evidentuar vetëm një rast, kurse në tre muajt e parë të vitit 2023 nuk ka raste të reja me sëmundjen e tuberkulozit. “Para më shumë se dy- tre dekada në Dibër mesatarisht së bashku me komunat rurale për rreth evidentoheshin nga mbi 20 raste të reja. Vitet e fundit gjatë një viti evidentohen një deri në dy raste që qartë flet për ulje rapide të numrit të pacientëve të prekur me këtë sëmundje infektive. Në këtë drejtim ka ndikuar tretmani mjekësor, kushtet dukshëm në të mira të jetesës, por edhe kontrollet e rregullta të personave në fjalë”, thotë mjeku specialist Dragan Kllopçevski. Ai potencon se tani ka edhe medikamente efektive që mundësojnë shërim të shpejt të kësaj sëmundje. Bashkëpunimi me klinikat shtetërore në Shkup është në nivel maksimal dhe pacientët të cilët regjistrohen me sëmundjen e tuberkulozit trajtohen këtë institucion.

Në komunën e Dibrës dhe në komunën rurale Qendër Zhupë para dy viteve regjistroheshin sëmundjet infektive siç janë hepatiti, sallmonella, varicela etj. Për fat të mirë vitin e kaluar nuk ka patur raste të këtyre sëmundjeve dhe sipas institucioneve kompetente situata ka qenë nën kontroll. (koha.mk)