Shkup, 27 mars – Duoja “Tu çelos” (2CELLOS) e dy kontrabasistëve Luka Shuliq dhe Stjepan Hauser më 6 tetor do të mbajë koncert në VIP Arena në suaza të turit të tyre botëror të quajtur “Score”, sipas albumit të tyre të fundit.
Organizatori i koncertit, produksioni “Avalon” kumtoi se muzicientët në Maqedoni për herë të parë do të vijnë me shou të madh, çfarë në disa vitet e fundit kanë pasur në arena të mëdha nëpër botë.
“Luka Shliq dhe Stjepan Hauser në disa vitet e kaluara me punën e tyre briliante arritën diçka që është me të vërtetë e rrallë në biznesin muzikor – të jenë të suksesshëm dhe koncertet e tyre të shiten në të gjitha kontinentet, edhe atë në të gjitha sallat e mëdha botërore, me çka paraqitja e tyre ishte e paimagjinueshme për një krosover atraksion muzikor”, thekson “Avalon”. Produksioni do të komunikojë hollësi edhe për biletat për këtë ngjarje muzikore.