Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) nga 18 marsi 2018 kur u mor nën kontroll rajoni i Afrinit në Siri e deri më sot kanë asgjësuar 95 mina dhe mjete shpërthyese artizanale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se pas marrjes nën kontroll të Afrinit vazhdojnë aktivitetet për të siguruar rikthimin e sigurtë të popullatës në rajon.
Në kuadër të këtyre punimeve bëhet e ditur se TSK ka gjetur dhe ka asgjësuar 95 mina dhe mjete shpërthyese artizanale.