Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë se do të thërrasë zgjedhje të menjëhershme pasi partia e tij Syriza pësoi humbje në zgjedhjet evropiane.
Rezultatet kanë treguar se partia e tij ka mbetur nëntë pikë prapa partisë “Demokracia e re”. Në kushte normale, mandati i Tsiprasit përfundon në tetor. Ai ka thënë se do të takohet me presidentin grek për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të menjëhershme pas mbylljes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Greqi javën e ardhshme.