Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thirrur zgjedhjet e menjëhershme kombëtare pas disfatës që pësoi nga opozita konservatore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Rezultatet preliminare kanë treguar se partia qeverisëse Syriza ka mbetur prapa partisë opozitare Demokracia e Re me dhjetë përqind, shkruan Euronews, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
“Unë kërkoj shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve kombëtare nga Presidenti i Republikës”, ka thënë Tsipras.
Mandati i tanishëm i Qeverisë do të përfundonte në tetor të këtij viti.
Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Tsipras duket thënë se ai e ka humbur mandatin popullor.