“Gjendjet, sfidat dhe perspektivat e industrisë për prodhim të mishit dhe prodhimeve të mishit – Propozime” është tema e tryezës së rrumbullakët që sot në organizim të Kapital magazinës do të mbahet në Shkup.
Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është të analizohen gjendjet aktuale dhe sfidat në industrinë e mishit në Maqedoni, nga aspekti i sektorit për përpunim të mishit dhe prodhimeve nga mishi, të vlerësohen mundësitë për rritje të prodhimit dhe eksportit të kësa industrie me perspektivë në Maqedoni dhe çka duhet të ndryshojë që fabrikat bashkëkohore në Maqedoni për përpunimin e mishit edhe më me sukses të punojnë në të ardhmen.
Në tryezë të rrumbullakët do të marrin pjesë përfaqësues nga pothuajse të gjitha kapacitetet prodhuese për prodhimin dhe përpunimin e mishit dhe prodhime nga mishi dhe persona të cilët jetojnë në avancimin e klimës afariste që kjo industri të jetë një ndër më me perspektivë në Maqedoni.