Shkup, 11 shkurt – Financim të pavarur, të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) si servis mediatik publik kombëtar, nevojitet për përmbushjen e detyrimeve të tij – është konkluduar në tryezën e sotme të rrumbullakët të organizuar nga Programi i financuar nga BE-ja “Ndihmë teknike të serviseve mediatike publike në Ballkanin Perëndimor”.
Siç informojnë nga RTVM-ja, shefi i departamentit për bashkëpunim të Delegacionit të BE-së në vend Nikolla Bertolini, tha se pavarësia politike dhe resurset financiare gjithmonë kanë qenë nevojë për radiodifuzerët publikë dhe se BE-ja është shumë e interesuar të punojë në atë fushë përmes programeve për mbështetje.
Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski përkujtoi se legjislacioni ekzistues ishte plotësuar në vitin 2018, i cili parashikon pjesë progresive nga të ardhurat shtetërore të dedikohet për financimin e servisit rediodifuziv publik, por se ende ekziston nevojë e arsyeshme për reformim të servisit radiodifuziv publik në kuptim të kapaciteteve, produksionit dhe funksionimit.
“Sipas Marjan Cvetkovski, drejtori i RTVM-së ky radiodifuzer ende po përballet me vështirësi financiare për shkak të mospërmbushjes së rregullave ligjore për financim, dhe pozicionin arbirtrar të qeverisë e cila nuk e paguan në tërësi shumën e paraparë të servisit radiodifuziv publik, pamundësinë të veprojë me sistemin ligjor kur bëhet fjalë për taksën radiodifuzive të papaguar dhe në përgjithësi, mbingarkimi me rregullativat e servisit radiodifuziv publik”, bëri të ditur RTVM-ja.
Debati vazhdon nesër, me fokus në menaxhimin dhe rregullimin e servisit raduodifuziv publik.(koha.mk)