Shkup, 22 dhjetor – Tryezë e rrumbullakët kushtuar “Strategjisë për vendosje të buxhetimit përgjegjës gjinor – 5 vite më vonë”, do të mbahet sot në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyrës së UN Women në Shkup.
Në tryezën e rrumbullakët do të mbajë fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, drejtuesja e Zyrës së UN Women në Shkup, Dominika Stojanovska dhe koordinatorja e Klubit të deputeteve pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Gjylymsere Kasapi.