Truri i njeriut neandertal ka patur më pak neurone se truri i njeriut aktual. Shkak është vetëm mutacioni në një proteinë të lidhur me zhvillimin cerebral. Në versionin e njeriut modern bën të mundur një rritje shumë domethënëse të numrit të disa qelizave pjellore të neuroneve. Dhe sipas grupit kërkimor, është pikërisht ky mutacion arsyeja që ka ndikuar në rritjen e kapacitetit mendor.
Diferenca mes nesh dhe njeriut të lashtë Neandertal dhe Njeriut të Denisoves, hallka të evolucionit human, ekziston vetëm në një numër shumë të vogël proteinash, dhe kjo vë në pah sesa rëndësi kanë dallimet, qoftë të vogla biologjike. Studimi është rezultat i kërkuesve gjermanë të Max Planck Intitute të Dresdës dhe është publikuar në revistën ndërkombëtare Science.