Shkup, 28 nëntor – Grupi interpartiak parlamentar për integrim, reforma dhe pajtim në mbledhjen e sotme të parë ka arritur pajtueshmëri për formim të tre nëngrupeve punuese dhe për dinamikën e punës së këtij trupi.
Bashkëkryesuesi i trupi, nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski, në konferencën e sotme për shtyp pas mbledhjes theksoi se vendimet e këtilla janë marrë në interes të proceseve që priten, me qëllim të promovimit të atmosferës së komunikimit dhe bashkëpunimit në kontekst të integrimeve të BE-së.
Tre nëngrupet punuese i përkasin reformave, integrimit dhe pajtimit. Këto tre nëngrupe punuese do të kenë mundësi dhe të drejtë që ta konsultojnë opinionin profesionist për çështjet që i debatojnë me çka jepet inkluzivitet i gjithë procesit.
“Të gjitha këto procese që janë të kushtëzuara në mënyrë të ndërsjellë duhet të vijnë në një frymë në atmosferë të këndshme çfarë kemi pasur në mbledhjen e sotme edhe para se gjithash me konsensus për interesat mbinacionale të RM-së, të cilat fillimisht na pajtojnë, e ajo është e ardhmja e Maqedonisë në NATO që e presim në janar përmes nënshkrimit të protokollit për anëtarësim. Ndryshime kushtetuese dhe zbatimi i detyrimeve nga Marrëveshja e Prespës është detyra më e rëndësishme, e ajo është axhenda eurointegruese, e cila na nxjerr para një obligimi që të marrim datë për fillimin e bisedimeve dhe plotësimeve e kritereve për drejtësi dhe shtet juridik”, tha Tashevska-Remenski.
Emilija Aleksandarova nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, e cila gjithashtu është bashkëkryesuese e Trupit koordinues për pajtim, theksoi se pret përshpejtim të procesit të pajtimit, të reformave dhe të integrimit.
Tashevska-Remenski dërgoi apel deri te deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare që të kyçen në punën e këtij trupi.