Shkup, 10 janar – Këshilli për Ndjekjen e Zbatimit të Strategjisë për Gjyqësinë me të cilin kryeson kryeministri, Zoran Zaev është trup krejtësisht i ri me funksion të ndryshëm nga Këshilli i formuar për reforma në gjyqësi, sqaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Pas brifingut të rregullt me gazetarët, Boshnjakovski deklaroi se nuk bëhet fjalë për mosbesim në Këshillin e deritanishëm për reforma, por për formimin e një trupi krejtësisht të ri i cili duhet ta ndjekë zbatimin e Strategjisë tashmë të sjellë.
“Bëhet fjalë për një dallim esencial në procese. Kemi grup pune i cili krijon diçka dhe kemi një lloj tjetër të trupit i cili monitoron diçka. Trupi i ri do ta ndjekë zbatimin e strategjisë për gjyqësi”, sqaroi Boshnjakovski.
Ai theksoi se anëtarët e Këshillit për reforma në gjyqësi me sukses e kanë kryer punën e tyre, por cili do të jetë funksioni i këtij trupi në të ardhmen, siç tha, është e drejtë diskrete e ministrit, respektivisht se në cilën formë do të vazhdojë të punojë.
Lidhur me atë se pse kryeministri Zaev do të kryesojë me këtë trup dhe nëse kjo do të thotë mungesë besimi në ministrin e Drejtësisë, zëdhënësi Boshnjakovski tha se nuk bëhet fjalë për mosbesim, por se me këtë hap reformat në gjyqësi ngrihen në një nivel më të lartë.
Deri në fund të janarit duhet të bëhen të ditur anëtarët e trupit të ri.