Shkup, 27 shkurt – Anomalitë e konstatuara në sferën mediatike nuk janë hequr tërësisht. Hap ka, por problemet bazë të shënuara në raportet e Pribes dhe në prioritetet evropiane, ende qëndrojnë, ishte thënë në prezantimin e sotëm të raportit monitorues të dytë periodik për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovozuale ASHMAA dhe Agjencisë për komunikime elektronike (AKE), transmeton Koha.
Sipas Snezhana Tërpevska nga Instituti për studime komunikuese, ndryshimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale nuk duhet të jenë përfundim i reformave. Duhet të ketë zgjidhje strategjike, afatgjate. Trupat rregullator në periudhën e fundit kanë punuar, kanë pasur shumë aktivitete, por, në lidhje me çështjet strategjike ose ndryshimet afatgjate në sektorin mediatik nuk mund të thuhet se ishin efektive.
“Madje edhe disa nga pyetjet në ndryshimet e miratuara të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale janë antireformuese. Ndryshimet në rregulloren zgjedhore, sërish, që duhej të vlejnë vetëm për referendumin, ndërsa mbetën prapa, dhe tani do të vlejnë edhe për zgjedhjet presidenciale, sërish i vendosin mediumet në trekëndësh financiar-politik. Do të thotë, klientelizmin e vendosim në derë të hapur me dispozitat ligjore”, theksoi Tërpevska.
Ajo konsideron se shumë çështje në sferën mediatike mbetën të pazgjidhura, veçanërisht statusi socio-ekonomik i gazetarëve.
“Nëse gazetarët, pa dallim se në cilin medium punojnë, nuk janë të sigurt dhe nuk marrin paga normale, nuk mund të presim të zgjidhet problemi me pavarësinë politike. Në lidhje me punën e trupave rregullator, kritikat nuk i dërgoj vetëm te ata, por edhe deri te krijuesit e politikave sepse edhe kur ka dashur të bëjë punë reformuese, trupi rregullator është përballur me probleme dhe pengesa të cilat vijnë nga tensioni politik me institucionet kompetente për disenjimin e ligjeve. Situatë të tillë kemi edhe sot. Punët të cilat planifikohen në mënyrë kaotike, pa menduar, në vend të nivelit strategjik dhe afatgjatë”, potencoi Tërpevska.
Duke vlerësuar punën e ASHMAA-së në kuartalin tetor-dhjetor të vitit 2018, Biljana Bejkova nga OJQ Infoqendra përmendi se Agjencia në këtë periudhë për herë të parë ka paralajmëruar në klientelizëm të mundshëm të një mediumi ndaj pushtetit me shikim se paraprakisht atë nuk e ka bërë.
“Kjo tregon se Agjencia në të kaluarën, edhe pse ka mundur, megjithatë nuk ka reaguar dhe nuk është përgjigjur në rastet e bashkimit mes pushtetit dhe mediumeve, si dhe në rastet e presioneve të pushtetit ndaj lirisë, pavarësisë dhe integritetit të mediumeve dhe gazetarëve”, shënoi Bejkova.
Plotësoi edhe se ASHMAA në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2018 me vonesë shumëmuajshe e ka vënë në debat publik versionin e punës së strategjisë rregullatore pesëvjeçare. Në prag të mbrëmjes, megjithatë, në sjelljen e ndryshimeve ligjore, Këshilli ka vendosur të shpallë konkurs për zëvendësdrejtor që ka qenë tërësisht e paqartë dhe e çuditshme, sepse kjo çështje, potencoi Bejkova, në katër vitet e fundit aspak nuk është ngritur.
Mes vërejtjeve për punën e AKE-së, sërish ishin: transparenca e pjesshme e dokumenteve të arritshme publike dhe rritja e pagave të të punësuarve në Agjencinë të cilët edhe deri tani kishin 60 për qind pagë më të lartë në krahasim me pagën mesatare në vend. Nga Eurotink-Qendra për strategji evropiane rekomanduan drejtori i AKE-së i cili ende nuk publikon raporte periodike për shpenzimet e tij (telefon, rrugë, reprezentatime), atë ta bëjë në çdo gjashtë muaj. (koha.mk)