Trumpin do ta rrihja mirë me dru

22

Amerikanët e pakënaqur kanë gjetur mënyra të ndryshme për të treguar se nuk janë të lumtur me fjalët që përdori presidenti Donald Trump në lidhur me gratë. Në mesin e këtyre të pakënaqurve është edhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili në një fjalim ka thënë se do ta kishte rrahur mirë Trumpin sikur të ishin edhe një herë gjimnazistë.

“Një djalë që përfundoi si lider i shtetit tonë tha ‘mund ta prek një grua në çdo pjesë dhe asaj do t’i pëlqej’”, ka thënë Biden në një fjalim në Universitetin e Miamit, raporton ABC News. “Ata më pyetën nëse do të debatoja me këtë zotëri dhe unë u thash JO. U thash: nëse do të ishim në gjimnaz, do ta çoja prapa palestrës dhe do ta rrihja mirë dru”, ka thënë Biden.

“Goxha pjesë të jetës e kam kaluar në zhveshtore. Jam një atlet i mirë. Djemtë që flisnin sikur ai zakonisht ishin bullafiqë dhe më të shëmtuarit në dhomë”, ka kritikuar Biden. Trumpi nuk ishte i mahnitur me komentet e Bidenit dhe e përdori Twitterin për të treguar këtë.

“I çmenduri Joe Biden po tenton të sillet si djalë i fortë. Ama, ai është i dobët, mentalisht dhe fizikisht, por prapë më kërcënon, për të dytën herë, tani me sulm fizik”, ka shkruar Trump. “Nuk më njeh, por do të rrëzohej shpejt dhe fort. Duke qarë. Mos kërcëno njerëz Joe!”, ka shkruar presidenti Trump për Joe Biden.

Comments are closed.