Jerusalem, 8 maj – Detaje të para të planit të shumëpritur të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, nga e ashtuquajtura “marrëveshja e shekullit”, publikuan mediat izraelite në gjuhën hebraike, përcjellë KOHA.
Detajet kanë qarkulluar midis përfaqësuesve zyrtarë në Ministrinë izraelite të Punëve të Jashtme, por, tani për tani nuk i konfirmoi asnjë palë e interesuar.
Detajet janë publikuar në gazetën “Izrael Hajom” (Izraeli sot), e afërt me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
SHBA-ja paralajmëroi se do ta prezentojë planin pas muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili pritet të përfundojë në fillim të qershorit.
Sipas gazetës “Izrael Hajom” do të nënshkruhet marrëveshje midis Izraelit, Organizatës Palestineze për Çlirim (PLO) dhe Hamasit.
Shteti palestinez i quajtur Palestina e Re do të themelohet në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, pa territorin në të cilin ndodhen lagjet hebraike.
Një prej autorëve të marrëveshjes është këshilltari i Trampit dhe dhëndri i tij, Xhared Kushner.
Marrëveshja është duke u përgatitur për dy vjet ndërsa palestinezët në ndërkohë i ndërprenë kontaktet me Shtëpinë e Bardhë pasi Tramp e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do ta zhvendos ambasadën nga Tel Avivi në këtë qytet.
Jerusalemi nuk do të jetë i ndarë midis Izraelit dhe Palestinës së Re, por do të jetë kryeqytet edhe i Izraelit dhe Palestinës së Re, ndërsa banorët arab në këtë qytet do të jenë qytetarë të Palestinës së re.
Status kuoja e vendeve të shenjta do të mbetet në fuqi ndërsa hebraikëve nuk do t’u lejohet të blejnë shtëpi arabe dhe anasjelltas. Zona të tjera nuk do të bashkohen me Jerusalemin.
Egjipti do t’i ofrojë shtetit të ri palestinez vend për të ndërtuar aeroporte dhe fabrika, midis tjerash.
Palët të cilat financiarisht do ta mbështesin zbatimin e kësaj marrëveshje janë SHBA-ja, BE-ja dhe vendet e pasura me naftë të Gjirit.
Ato do të sigurojnë buxhet prej 30 miliardë dollarë për pesë vjet për projekte në Palestinë.
Ky buxhet do ta përfshijë edhe çmimin për lidhjen e lagjeve hebraike me Izraelin.
SHBA-ja do të paguaj 20 për qind prej projekteve të tilla, BE 10 për qind, ndërsa vendet e Gjirit pjesën tjetër.
Palestina e Re nuk do të mund të formojë armatë, por do të ketë polici, e cila do të jetë armatosur lehtë.
Midis Izraelit dhe Palestinës së Re do të nënshkruhet marrëveshje për mbrojtje në bazë të së cilës ajo do t’i paguaj Izraelit ta mbrojë agresionin e saj të huaj.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Hamasi do ta dorëzojë të gjithë armët e veta, duke i përfshirë edhe autoritetet personale dhe egjiptiane.
Anëtarët e Hamasit, duke i përfshirë edhe liderët, do të vazhdojnë të marrin pagë prej shtetit, të cilët u obliguan ta mbështesin formimin e Qeverisë. Rripi i Gazës do të jetë i hapur për qarkullimin e mallrave dhe punëtorëve në Izrael dhe Egjipt.
Zgjedhjet demokratike do të mbahen në afat prej një viti dhe do të zgjidhet qeveria e re izraelite.
Një vit pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re, gradualisht do të lirohen palestinezët prej burgjeve izraelite gjatë tre viteve.
Kufiri midis Palestinës së Re dhe Izraelit do të jetë i hapur për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, siç është rasti me vendet miqësore.
Autostrada e cila i lidh Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, do të jetë 30 metra mbi territorin e Izrelit ndërsa 50 për qind të ndërtimit do ta paguaj Kina, ndërsa pjesën tjetër, apo 10 për qind, Koreja e Jugut, Australia, Kanadaja, SHBA-ja dhe BE-ja.
Lugina e lumit Jordania do të mbetet nën kontrollin e Izraelit. Palestine e Re do të ketë kalime në Jordaninë fqinje nën kontrollin e saj.
Në rast se Hamasi dhe PLO refuzojnë ta nënshkruajnë këtë marrëveshje, SHBA-ja do ta suspendojë të gjithë mbështetjen financiare për palestinezët dhe do të kujdesen asnjë vend të mos u dërgojë para.
Nëse PLO do ta nënshkruaj marrëveshjen, ndërsa Hamasi dhe xhihadi islamik refuzojnë liderët e këtyre dy organizatave do të konsiderohen përgjegjës.
Në rast të një lufte të re midis Izraelit dhe Gazës, SHBA-ja do ta mbështesë Izraelin t’i vrasë këtë dy organizata.
Nëse Izraeli refuzon ta nënshkruaj marrëveshjen, SHBA-ja do ta heq mbështetjen financiare për vendin i cili për momentin është 3,8 miliardë dollarë në vit. (koha.mk)