Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, biznesmeni multi miliarder Donald Trump ka thënë se nuk do të pranojë pagën, njofton CBS News. Gazeta, ka bërë të ditur se Trump ka refuzuar të marrë pagën që i takon pasi nuk ka nevojë për para. Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se nëse zgjidhet president nuk do të marrë as një rrogë, ngase sipas tij nuk çon peshë aspak dhe se nuk ka nevojë për para. Paga e Presidentit të ShBA-së është 400,000 dollarë në vit.