Ekstremistët islamikë janë duke festuar fitoren tronditëse të Donald Trump këtë javë, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve dëshmon gjysmën e ndjenjave anti-muslimane të amerikanëve. Organizatat terroriste islamike si Al Kaeda dhe Shteti Islamik thonë se fitorja e Trump-it është sinjal i rënies së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas raporteve në faqen e Grupit të Inteligjencës Amerikane. Donald Trump, ka përçuar mesazhe të qarta sa i përket ISIS-it, duke u zotuar në 30 ditët e para si president, ai do të caktojë gjeneralët më të mirë të vendit për të dalur me një plan se si ta shkatërrojnë grupin terrorist ISIS. “Do t’’i bombardoj të gjithë”, pati thënë Trump rreth një vit më parë.