Gara presidenciale mes kandidatit republikan, Donald Trump, dhe demokrates Hillary Clinton, ka përfunduar me fitoren e miliarderit Trump. Trump fiton me 274 vota, ndërsa Clinton ka mbetur në kuotën 218. Trump do të merr postin e të parit të shtetit më të fortë në glob zyrtarisht më 20 janar, kur edhe do të inaugurohet si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miliarderi Trump në këtë garë ka hyrë me gjasa më të vogla për të fituar në krahasim me Hillary Clintonin, por që ishin zgjedhësit ata që e përcaktuan presidentin e tyre të ardhshëm. Presidenti i ri amerikan Donald Trump është shprehur i emocionuar para masës menjëherë pas rezultateve të cilat nxorën atë si President. “Sapo mora telefonatë nga Hilary, ajo na uroj fitoren. Unë e uroj atë dhe familjen për kampanjën perfekte që ka bërë”, ka thënë Trump, transmeton Gazeta Express. “Është koha për ne që të bashkohemi si një popull i vetëm. Unë do të jem president i gjithë amerikanëve. Do të punojmë që ta realizojmë ëndrrën amerikane. Do t’i mbështes projektet e secilit popull në botë. Çdo amerikan do ta ketë mundësinë ta realizojë ëndrrën e tij”. Ai i ka thënë masës se puna e politikës është mjaft e vështirë dhe e “ndyrë” mirëpo, tani do të punojmë së bashku. Pas fjalimit të tij drejtuar masës, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi të bëjë prezantimin e secilit person që i ndihmoji, por edhe prezantimin e atyre që do të punojnë krahë tij.