Grupi i klerikëve Ulema në Indonezi, kanë paralajmëruar se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale mund të krijojnë tensione të reja mes Shteteve të Bashkuara dhe botës islame.
Trumpi, i cili dikur kishte propozuar ndalimin e hyrjes së myslimaneve në SHBA, befasoi botën duke mposhtur favoriten Hillary Clinton në garën presidenciale, duke i dhënë fund dominimit tetëvjeçar të demokratëve, transmeton Koha.net.
Republikani në të kaluarën ka bërë komente negative dhe cinike për myslimanët, ka thënë Din Syamsuddin, zyrtar i lartë në Ulema.
“Ai ka harruar se shumë amerikanë janë emigrantë”, ka thënë ai.