Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka emëruar James Murray, drejtor të ri të Shërbimit Sekret, pas shkarkimit të Randolph ‘’Tex’’ Alles.
“Drejtori i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara Randolph “Tex” Alles ka bërë një punë të shkëlqyeshme në agjenci gjatë dy viteve të fundit dhe Presidenti është mirënjohës për shërbimin e tij mbi 40 vjet në vend”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në një deklaratë.
“Zoti. Alles do të largohet së shpejti dhe Presidenti Trump ka përzgjedhur James M. Murray, një anëtar i karrierës së USSS, që të marrë përsipër detyrën që nga muaji maj”, theksohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Raportet thanë se Trump i tha shefit të agjencisë Mick Mulvaney që të shkarkonte Alles një javë më parë.