Masakra në New York e cila mori jetën e 8 njerëzve të pafajshëm ka bërë që Presidenti Donald Trump të reagojë ashpër ndaj emigrantëve. Ai ka kërkuar të mbyllet menjëherë programi i Lotarisë së Vizave Amerikane duke u hequr shqiptarëve dhe gjithë botës mundësinë për të jetuar në “tokën e premtuar”. “Terroristi erdhi në vendin tonë përmes asaj që quhet “Programi i Lotarisë së Vizave të Diversitetit”, një bukuri nga Chuck Schumer. Dua të bëhet në bazë të meritokracisë” – shkruan Trump në Twitter. Ky reagim i ashpër erdhi, pasi vrasësi i mbrëmshëm i New Yorkut ku la të vdekur 8 persona, e 11 të tjerë të plagosur, kishte arritur në SHBA përmes kësaj lotarie.
The terrorist came into our country through what is called the "Diversity Visa Lottery Program," a Chuck Schumer beauty. I want merit based.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 1, 2017