Duke e quajtur atë “të kalbur “, Trump tha se SHBA-të po hedhin poshtë një marrëveshje që paraqet “një siklet” për të “si qytetar”.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar zyrtarisht mbërmjen e sotme tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore që Perëndimi ra dakord të firmoste me Iranin në vitin 2015.
Duke e quajtur atë “të kalbur “, Trump tha se SHBA-të po hedhin poshtë një marrëveshje që paraqet “një siklet” për të “si qytetar”.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë peng i shantazhit të Iranit”, tha presidenti i SHBA, duke e quajtur marrëveshjen e vitit 2015 “katastrofale e të turpshme” dhe theksoi se “nuk duhet të ishte nënshkruar kurrë”.
“Regjimi në Iran financon terrorin. Marrëveshja shërben vetëm për mbijetesën e regjimit ndaj të cilit ajo ende lejon pasurimin e uraniumit”, nënvizoi Trump.
“Gjatë viteve, Irani dhe autoritetet e tij kanë bombarduar ambasadat amerikane dhe instalimet ushtarake, kanë vrarë qindra ushtarakë amerikanë dhe kanë rrëmbyer qytetarët amerikanë duke i burgosur dhe torturuar. Regjimi iranian ka financuar sundimin e tij të gjatë të kaosit dhe terrorit duke plaçkitur shëndetin e popullit të vetë. Asnjë veprim i ndërmarrë nga regjimi nuk ka qenë më i rrezikshëm se sa ndjekja e armëve bërthamore dhe mjetet për t’i krijuar ato.”
Ai tha se do të rivendoste sanksionet ekonomike, nga të cilat SHBA-të hoqën dorë kur marrëveshja që u nënshkrua në 2015.
“Sanksionet amerikane mbi Iranin do të hyjnë në fuqi brenda 90 ditëve, duke filluar nga sot”, bëri me dije një burim pranë Trump. Sipas burimeve të administratës Trump për Fox News, Shtetet e Bashkuara do të jenë zyrtarisht jashtë marrëveshjes së programit bërthamor me Teheranin vetëm kur sanksionet të rivendosen.
Ky veprim shkon kundër këshillës nga aleatët evropianë dhe disa këshilltarë ushtarakë të Trump. Presidenti amerikan nuk ndryshoi mendim edhe pas konsultimeve të gjata me treshen Merkel-Macron-May.