Sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions njoftoi se me kërkesë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij. Në letrën e dorëheqjes së sekretarit amerikan të Drejtësisë, Jeff Sessions, të siguruar nga mediat, thuhet shkurt: “I nderuar president, paraqes dorëheqjen time pas kërkesës tuaj. Shpreh falënderimet e mia që më dhatë këtë mundësi”.
Duke vënë theksin se ka punuar me një dëshirë të madhe përgjatë kohës sa ka ushtruar detyrën në Departamentin e Drejtësisë, Sessions gjithashtu falënderoi të gjithë pjesëtarët e ekipit të tij.
Ndërsa në anën tjetër, Trump në një postim në llogarinë e tij në Twiter në lidhje me këtë rast shprehu se “Sekretarit të Drejtësisë Jeff Sessions i shprehim falënderimet për detyrën e tij si dhe i përcjellim urimet e qëllimit tonë të mirë. Në një datë të mëvonshme do të përcaktohet se kush do të emërohet në detyrën e përhershme”. Po ashtu, Trump njoftoi se pas Sessions këtë detyrë përkohësisht do të marrë shefi i kabinetit të Departamentit të Drejtësisë, Matthew G. Whitaker.