Me rastin e 8 Shtatorit , Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, në adresë të Presidentit Ivanov ka ardhur një urim nga Presidenti Amerikan, Doland Trump, në të cilën shprehet përkushtimi dhe angazhimi i administratës amerikane në mbështetje e Maqedonisë në proceset euro-integruese.
“I nderuar Z. President,
Në emër të popullit amerikan, Ju uroj Juve dhe qytetarëve të Maqedonisë me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori.
Maqedonia ka shumë për të qenë krenare për këtë vit. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh kontestin e gjatë të emrit me Greqinë dhe hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të rrisin sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në lidhje me bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO.
I uroj qytetarëve të Maqedonisë më të mirën në këtë ditë të veçantë.
Sinqerisht,
Donald J. Trump”, thuhet në letrën e Presidenti Amerikan, Donald Trump