Trump reagon për sulmet në Londër

39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të raportuara në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër.
“Ne duhet të jemi të zgjuar, vigjilentë dhe të rreptë. Ne kemi nevojë për gjykatat, që të na kthejnë të drejtat tona. Neve na duhet Ndalesa e Udhëtimeve për të rritur nivelin e sigurisë”, ka thënë Trump, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter. Përmes një tjetër reagimi, po ashtu në Twitter, Trump ka thënë se SHBA do të qëndrojë afër Britanisë së Madhe në këto momente të vështira.

Comments are closed.